Lezha: Alergjitë stinore në rritje, rreziku për zhvillimin e astmës…

Shpërndaje

Një nga shqetësimet kryesore shëndetësore lidhet me marrëdhënien mes riniti alergjik dhe astma. Mjeku Egir Lezha thekson se riniti alergjik shpesh konsiderohet si faza paraprake e astmës dhe, nëse neglizhohet ose nuk trajtohet siç duhet, mund të çojë në zhvillimin e saj.

Për këtë arsye, ai nënvizon rëndësinë e parandalimit dhe kontrollit të alergjive, si një hap kyç për të shmangur komplikacionet në afatgjatë.

Specialistët rekomandojnë reduktimin e kontaktit me alergjenët, përdorimin e trajtimeve të këshilluara nga mjeku dhe kryerjen e kontrolleve të rregullta, si mënyrat më efektive për menaxhimin e alergjive stinore dhe parandalimin e përkeqësimit të tyre.

Shpërndaje