Policia shpëton 59-vjeçaren nga mbytja në lumin Buna…

Shpërndaje

Shkodër – Një 59-vjeçare është shpëtuar nga mbytja në lumin Buna falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të guximshme të punonjësve të Policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, kur në Sallën Operative është marrë njoftim se një shtetase ishte hedhur në ujë. Menjëherë, patrulla e Komisariatit të Policisë Shkodër ka mbërritur në vendngjarje dhe, duke rrezikuar jetën, efektivët janë futur në lumë, duke bërë të mundur nxjerrjen e saj në gjendje të rëndë, por me shenja jete. 59-vjeçares i është dhënë ndihma e parë në vend, ndërsa më pas është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Shkodër për trajtim të specializuar mjekësor.

Shpërndaje