
“Është sekuestruar një sasi e madhe pajisjesh që përdoreshin për peshkim me rrymë elektrike, dy mjete lundruese, dy konvertues elektrikë, dy sonda elektrike, katër akumulatorë si dhe rreth 150 kilogramë peshk”, thuhet në njoftimin e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi.
Nga Parqet Kombëtare rikujtojnë se, në përputhje me Ligjin për peshkimin në ujërat e ëmbla dhe akuakulturën, nga data 15 mars deri më 15 maj 2026 është në fuqi ndalimi i peshkimit.
“Gjatë kësaj periudhe ndalohet kapja e të gjitha llojeve të peshqve dhe organizmave të tjerë ujorë, me përjashtim të ngjalës. Ruajtja e Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës është detyrë dhe përgjegjësi e përbashkët!”, thuhet në njoftim.
Nga Parqet Kombëtare u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të përgjegjshëm dhe të raportojnë rastet e peshkimit të paligjshëm në numrat e telefonit të Shërbimit të Mbrojtjes së Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës: 067 097 484 dhe të Qendrës së Monitorimit të JPNPCG: 067 000 825.




