Sulme izraelite në Liban, 16 të vrarë dhe 26 të plagosur…

Shpërndaje

Sulmet ajrore të ndërmarra nga Izraeli në disa zona të Libani që nga orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar të paktën 16 viktima dhe 26 të plagosur, raportojnë mediat lokale.

Sipas Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA), avionët izraelitë goditën edhe një apartament banimi në zonën Aicha Bakkar të Bejrutit, ndërsa numri i viktimave nga ky sulm ende nuk është konfirmuar.

Në qytetin Hanouiyeh, në distriktin Tyre në jug të Libanit, tre persona humbën jetën nga një sulm ajror, mes tyre edhe një paramedik. Ndërkohë, në zonën Zellaya në rajonin Bekaa Perëndimore një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

Bombardime të tjera izraelite goditën edhe zonën Al-Housh në rrethin Tyre, ku një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën. Në qytezën Qana, sulmet ajrore të njëpasnjëshme shkaktuan pesë viktima dhe pesë të plagosur.

Sipas televizionit Al‑Manar, i lidhur me Hezbollah, gjashtë persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm në qytezën Chehabiyeh, gjithashtu në distriktin Tyre.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëri të ditur se katër persona u plagosën nga një tjetër sulm izraelit në qytezën Tebnine, në rrethin Bint Jbeil në jug të vendit.

Sipas raportimeve, që nga 2 marsi sulmet ajrore izraelite kanë shkaktuar rreth 570 viktima dhe kanë detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre në të gjithë Libanin, në mes të përplasjeve ndërkufitare me Hezbollah.

Përshkallëzimi i situatës në rajon u intensifikua pasi Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën një sulm të përbashkët kundër Iranit, ku sipas raportimeve u vranë më shumë se 1.200 persona, përfshirë edhe Udhëheqësin Suprem iranian, Ali Khamenei.

Pas këtij zhvillimi, Irani reagoi duke ndërmarrë sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, si dhe ndaj Jordanisë, Irakut dhe disa vendeve të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.

Shpërndaje