
Dy dronë u rrëzuan pranë Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, duke lënë të plagosur katër persona, njoftoi Zyra Mediale e Dubait.
Sipas autoriteteve, dy shtetas nga Gana dhe një nga Bangladeshi pësuan lëndime të lehta, ndërsa një shtetas nga India u plagos me lëndime të moderuara. Megjithatë, autoritetet sqaruan se trafiku ajror në aeroport po vijon normalisht.
Ngjarja ndodh në një moment tensionesh të larta në rajon. Situata u përshkallëzua pasi Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën një sulm të përbashkët kundër Iranit, ku sipas raportimeve kanë humbur jetën mbi 1.200 persona, përfshirë edhe Udhëheqësin Suprem iranian, Ali Khamenei.
Pas këtij sulmi, Irani reagoi duke lëshuar dronë dhe raketa drejt disa vendeve në rajon, duke shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe disa shtete të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.




