Alergjitë sezonale shtohen në pranverë/ Mjeku alergolog këshillon nisjen e trajtimit përpara shfaqjes së simptomave…

Shpërndaje

Me ardhjen e stinës së pranverës, shumë qytetarë përballen me shtimin e alergjive sezonale.

Sipas mjekut alergolog, Egir Lezha, rritja e temperaturave dhe përhapja e poleneve në ajër bëjnë që simptomat alergjike të shfaqen më shpesh tek personat e ndjeshëm.

Teshtimat e shpeshta, kruajtja e syve, rrjedhja e hundëve dhe vështirësia në frymëmarrje janë disa nga shenjat më të zakonshme që shoqërojnë këtë periudhë të vitit.

Mjeku Lezha thekson se trajtimi duhet të nisë sa më herët, madje edhe përpara shfaqjes së simptomave.

Specialistët këshillojnë që personat që vuajnë nga alergjitë sezonale të konsultohen me mjekun dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, për të shmangur përkeqësimin e simptomave dhe për të ruajtur shëndetin.

Shpërndaje