
Në qytetin e Koplik është zhvilluar një takim informues në kuadër të Programit për Rijetezimin e Kullave, një nismë që bashkëfinancohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve dhe GIZ Albania.
Sipas koordinatorës së projektit, gjatë fazës së parë të inventarizimit përmes aplikimeve, kanë shprehur interes qindra pronarë kullash në zonën veriore të vendit, çka tregon potencialin dhe nevojën për ndërhyrje në këto objekte me vlera historike.
Sipad drejtuesve të DRTK Shkodër, prioritet në këtë projekt do të kenë kullat monument kulture, shumë prej të cilave janë të braktisura dhe në gjendje të amortizuar.
Pas përfundimit të fazës së parë, projekti do të vijojë me hartimin e projekteve teknike dhe më pas me nisjen e punimeverestauruese.
Rijetëzimi i kullave synon jo vetëm ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe zhvillimin e turizmit kulturor dhe malor, duke i kthyer këto objekte në bujtina apo hapësira funksionale për ekonominë lokale.




