Qeveria ka vendosur të dërgojë një zyrtar të lartë për të koordinuar situatën e krijuar nga koronavirusi në Shkodër, por jo vetëm. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar sot si koordinator zv.ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari.
“Për të menaxhuar situatën në qarkun e Shkodrës, qeveria ka vendosur të koordinojë punët zv.ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari. Ai do ketë detyrën e koordinimit dhe bashkëpunimit me kryetarët e bashkive.
Komandimi i një zv. ministri në këtë funfsion është shprehje e rëndësisë që i kushton qeveria gjendjes dhe qartësisht gjendjes në Shkodër.
kam besim se drejtuesit e bashkive të qarkut do ta vlerësojnë këtë hap të rëndësishëm. Dua t’ju kërkoj drejtuesve në qarkun e Shkodrës, drejtuesve të partive, medias që këto momente të kalojnë në plan të dytë shumë ndjeshmëri të vogla partiake për t’u fokusuar tek Shkodra.
Kryeministri Rama dhe qeveria kanë besim të plotë se z/ Lamallari do ta kryejë me përgjegjësi këtë detyrë. Kryeministri dhe qeveria kanë shumë plane ambicioze për Shkodrën. Ajo që qeverisë i nevojitet më së shumti janë partneritetet e gjera.
Duke e konsideruar këtë hap si një tjetër dorë të shtrirë për bashkëpunim në interes të Shkodrës dhe qytetarëve, ftoj aktorët të bashkëpunojnë dhe mbështesin z. Lamallari.