
Tema e dezinformimit në mediat shqiptare dhe ndikimi i tij në besueshmërinë e publikut ishte në qendër të një takimi të zhvilluar në , i organizuar nga në bashkëpunim me . Në këtë tryezë morën pjesë gazetarë të mediave lokale të qarkut.
Gjatë diskutimeve, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, , njoftoi se dy institucionet po punojnë për hartimin e një botimi të posaçëm me titull “Antologjia e rasteve të dezinformimit në mediat shqiptare”. Sipas tij, këto takime po zhvillohen në qytetet me prani më të madhe të mediave audiovizive, me synim mbledhjen e rasteve konkrete dhe analizimin e tyre.
Çipa theksoi se fenomeni i dezinformimit përbën sot një ndër sfidat kryesore të hapësirës mediatike, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se përgatitja e kësaj antologjie do të shërbejë si një instrument krahasues, duke ndihmuar në dallimin mes raportimit korrekt dhe përmbajtjeve të pasakta.
Nga ana tjetër, u bë e ditur se AMA vijon monitorimin e përditshëm të mediave, përmes të cilit realizohet analizë krahasuese për të identifikuar rastet e dezinformimit dhe ato të informimit të saktë.
Në përfundim, Çipa vuri në dukje se vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i mediave online, një pjesë e të cilave publikojnë materiale të paverifikuara, duke anashkaluar standardet profesionale dhe parimet bazë të etikës në gazetari.





