Anestezisti Derrick Smith është mësuar më humbjet e tmerrshme të pacientëve, por pandemia e koronavirusit e ka bërë atë të përjetojë një realitet komplet tjetër.
Smith, i cili është duke trajtuar pacientët Covid-19 në një spital në New York City, zbuloi fjalët e fundit tragjike të një pacienti që po vdiste dhe po i vendosnin një ventilator.
“Kush do e paguajë atë?”, ishte pyetja që ai i bëri doktorit duke marrë frymëmarrje me vështirësi.
“Ata ishin fjalët e fundit që nuk do t’i harroja kurrë”, tha Smith për CNN.
“Ky pacient kishte probleme me frymëmarrjen, kishte vështirësi në të folur dhe prapë shqetësimi i tij kryesor ishte kush mund të paguante, por statistikisht ai nuk kishte gjasa për të mbijetuar.”
Duke ditur që pacienti mos kishte të ngjarë të shërohej pasi mund të ishte intubuar, Smith dhe kolegët e tij e thirrën bashkëshorten për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
“Shumica e pacientëve Covid-19 mund të vdesin pasi të vendosen në ventilatorë, me shkallën e vdekshmërisë që arrin deri në 80% në pacientët me koronavirus të intubuar”, tha Smith.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10112417353081769&set=a.10100104991473129&type=3