
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Milot–Thumanë, ku janë përfshirë tre automjete.
Burime nga vendngjarja raportojnë se përplasja ka qenë e fortë dhe një person dyshohet të ketë humbur jetën, ndodhur brenda njërës prej makinave të dëmtuara rëndë.
Ekipet e emergjencës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, duke punuar për nxjerrjen e personave të bllokuar në automjete dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.




