
Reshjet e dendura të dëborës dhe rënia e ortekëve kanë shkaktuar bllokimin e plotë të rrugës pranë tuneleve panoramike në aksin Qafë Thore–Theth.
Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve, për arsye sigurie qarkullimi do të mbetet i ndaluar për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë kalimi për shkak të ortekëve.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo përditësim të mëtejshëm mbi situatën.




