
Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta rikthehet në skenën e Festivalit të Sanremos me një këngë me mesazh të fortë humanitar, të dedikuar Gazës.
Kënga titullohet “Stella stellina” dhe rrëfen historinë simbolike të një vajze të vogël që humb jetën si pasojë e bombardimeve në Gaza. Sipas editorialedomani.it, ajo është e vetmja këngë në Sanremo 2026 që trajton drejtpërdrejt temën e luftës dhe pasojat e saj mbi civilët.
Në një intervistë për mediat italiane, Ermal Meta është shprehur se ndjeu nevojën të fliste për vuajtjet e fëmijëve të pafajshëm, kudo që ata ndodhen:
“Ka raste kur është e rëndësishme të flasësh edhe për fëmijët e të tjerëve, ose më saktë, për fëmijët e të gjithëve. Ajo që po ndodh në Palestinë është diçka që të gjithë mund ta shohin: një situatë jashtëzakonisht serioze, një urgjencë dhe një katastrofë humanitare.”




