E lagu, se lagu…

Shpërndaje

Opinion nga Elson Çeliku

E lagu, se lagu

Sa herë bie shi, ka ca nga ato që luten të kenë çfarë të thonë, çfarë të postojnë, çfarë të shesin si dramë.

Shiu bjen fort, ndonjëher dhe pa paralajmërim, si çdo rastësi natyrore. Por për fat te keq për ata që presin fatkeqësinë, Shkodra sot i buzqeshi. Rrugët u liruan shpejt dhe rastësia që prisnin, nuk u bë lajm.

Mblidhen në shtab dhe fillojnë:E lagu, se lagu…
Dikur mjaftonte pak shi dhe fati i keq vinte vetë. Sot jo. Sot, edhe kur rastësia godet fort, qyteti nuk lëkundet. Jo nga mrekullia, por sepse janë bërë investime që Shkodra i ka par vet dhe po i sheh edhe pse për shumë vite munguan ose u lanë në harresë.

Ka nga ata që presin shiun jo si bereqet, por si shpresë për fatkeqësi. Presin që uji të mos ikë, që qyteti të vuajë, që të thonë “ja, e thamë”. Por realiteti nuk bashkëpunon me urimet e këqija.
Rastësia kaloi. Uji do iki.
Shkodra vazhdon përpara.
Dhe sot, shiu nuk është fat i keq. Është bereqet.
Le të jetë gjithmonë kështu. 🧡

Ndërsa ato mblidhen dhe fillojnë: E lagu, se lagu…

Shpërndaje