Shkodër/ Makina përplas në vijat e bardha humoristin Nexho Shabani…

Shpërndaje

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Qemal Draçini”, në qytetin e Shkodrës. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar humoristi shkodran Nexho Shabani.

Sipas informacioneve paraprake, ai është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha. I aksidentuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje