Ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi, një zë i rëndësishëm i medias shqiptare…

Shpërndaje

Është ndarë sot nga jeta një prej figurave të njohura të gazetarisë shqiptare. Rezarta Reçi u shua në moshën 64-vjeçare, pas një përballjeje të gjatë dhe të vështirë me një sëmundje të rëndë, duke lënë pas një kontribut të vyer si në plan profesional, ashtu edhe njerëzor.

Ndarja e saj u bë e ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale, ku u njoftua edhe ceremonia mortore. Përcjellja për në banesën e fundit do të mbahet më 2 shkurt, në orën 15:00, në Tiranë.

Krahas angazhimit si gazetare dhe moderatore, Rezarta Reçi ishte edhe autore librash, ku përmes intervistave, rrëfimeve dhe përjetimeve personale shpaloste ndjeshmërinë, reflektimin dhe thellësinë e saj shpirtërore.

Shpërndaje