Aksident në Itali/ humbin jetën 2 të rinj shqiptarë, 3 të plagosur (EMRAT)…

Shpërndaje

Një aksident tragjik është regjistruar në qytetin Savigliano, në Itali, ku dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën. Viktimat janë identifikuar si Blendi Syla, me origjinë nga Mamurrasi, dhe Robert Daçi, të dy rreth 20 vjeç.

Automjeti me të cilin ata po udhëtonin, ku ndodhej edhe një person i tretë, është përplasur fuqishëm me një kamion. I riu tjetër që ndodhej në makinë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar edhe drejtuesi i kamionit si dhe pasagjerja që udhëtonte me të, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në zonë u bllokua përkohësisht, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Shpërndaje