
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Jozi Krajën, i njohur edhe si Jozi Ndoj, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Zvicra.
Vendimi për caktimin e kësaj mase ishte marrë më herët nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, më 15 maj 2024.
Jozi Kraja akuzohet për veprat penale: “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.




