
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua dje në Vaun e Dejës, në zonën e njohur si Ura e Spatharit, ku tre të rinj mbetën të plagosur pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në ujë.
Njëri prej të rinjve u transportua fillimisht në spitalin rajonal, ku mori ndihmën e parë, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar, për shkak të dëmtimeve në kokë.
Dy të rinjtë e tjerë u shtruan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, duke u mbajtur në monitorim të vazhdueshëm.
Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat kryen nxjerrjen e të plagosurve dhe sigurimin e zonës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.




