Edhe këtë fundjavë Shqipëria futet në izolim prej të shtunës në orën 13:00 deri të hënën në mëngjes në orën 5:00, por kjo do të jetë edhe dita kur do të ndryshojë e zgjatet fasha orare deri në orën 17:30.
Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook shkruan se lejet për pazare do të zgjaten gjithashtu në 90 minuta prej të hënës.
POSTIMI I PLOTE:
NESËR ËSHTË DITA E FUNDIT ME FASHËN ORARE DERI NË 13.00.
NGA NESËR NË 13.00 DERI TË HËNËN NË 05.00 GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR DHE TË GJITHË NË SHTËPI????
NGA E HËNA, FASHA ORARE DO TË ZGJATET DERI 17.30 DHE AUTORIZIMET PËR LEJE-DALJE PËR PAZAR DO TË JENË 90 MINUTA????
Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë.