Zjarr në një banesë të vjetër në lagjen “Partizani”, 80 vjeçari përfundon në spital me djegie…

Shpërndaje

Rreth orës 10:15, në lagjen “Partizani” në Shkodër, ka rënë zjarr në një godinë të vjetër ku banonte shtetasi S. B., rreth 80 vjeç.

Si pasojë e flakëve, i moshuari ka pësuar djegie dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Shpërndaje