
Nga Redi Shehu
Neser pritet te formalizohet “Bordi Paqes” i cili nder te tjera do i jape jete strukturave ne varesi te tij per te kaluar ne fazen e dyte te planit per Gazen. Ky bord themelohet ne kohen kur ne total pas 7 Tetorit 2023, jane vrare mbi 72.000 mije palestineze te Gazes dhe jane plagosur 172.000 te tille, prej te cileve 20.179 femije te vrare, 10.427 gra, 44.143 femije te gjymtuar dhe 23.769 gra te plagosura. Ky bord, edhe pse me nje spekter me te gjere, zanafilloi si zgjidhje per gjenocidin me te madh te historise moderne te kryer nga shteti i Izraelit. Qe nga firmosja e armepushimit me 9 Tetor 2025, ushtria izraelite ka vrare mbi 500 palestineze si demonstrim i “vullnetit te mire” per paqe.
Ajo qe delegjitimon çdo aspekt pozitiv te kesaj inciative, eshte ftesa qe i behet kryekriminelit me te kerkuar nga organet nderkombetare te drejtesise ne bote, Netanjahut, per t’u bere pjese si anetar themelues i ketij bordi. Pra paqen e ardhshme ndaj gjenocidit sistematik do ta ndertoje vete autori i holokaustit.
Ne Evrope pas Luftes se Dyte Boterore dhe pas holokaustit, u firmos marreveshja e kapitullimit te Gjermanise ne Maj 1945. A eshte zyrtarizimi i kesaj marreveshjeje nga Netanjahu nenshkrim kapitullimi? Sigurisht qe jo. Atehere cili eshte moraliteti i ketij bordi? Me cfare te drejte do kontribuoje per paqe Netanjahu per sa kohe edhe pas armepushimit ka vazhduar te masakroje perdite? Edhe administrata Biden nen ndikimin soroist, tentoi ne pranveren e 2024 te bente nje marreveshje paqe me pothuaj te njejtat kushte pa u distancuar qarte nga gjenocidi, por deshtoi.
Per te arritur nje paqe te qendrueshme, elementi kryesor eshte drejtesia. Çdo aventure tjeter e ka rrugen e shkurter.




