Kallëzim penal ndaj Belisar Jezerci për thirrje publike për spastrim etnik ndaj muslimanëve shqiptarë në Kosovë…

Shpërndaje

Prishtinë – Është dorëzuar një kallëzim penal ndaj shtetasit Belisar Jezerci, i cili akuzohet se ka bërë thirrje publike për shfarosje dhe spastrim etnik ndaj muslimanëve shqiptarë në Kosovë.

Sipas kallëzuesve, Jezerci vepron në bashkëpunim me të ashtuquajturën “Lëvizja për rikthim”, e cila, sipas tyre, i shërben projekteve afatgjata të Serbisë për përçarjen e shqiptarëve dhe nxitjen e konfliktit mbi baza fetare.

Ata i kanë bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të reagojë pa vonesë dhe të veprojë në përputhje me detyrimet e saj kushtetuese.

Prokuroria Speciale nuk duhet të bëjë politikë apo të veprojë në mënyrë selektive, siç ka ndodhur më herët ndaj kësaj lëvizjeje, por të zbatojë ligjin dhe të vendosë drejtësi”, thuhet në reagimin e tyre.
Pritet që organet e drejtësisë të shqyrtojnë kallëzimin dhe të marrin hapat përkatës procedurialë në ditët në vijim.

Shpërndaje