
Nga Imeldi Sokoli
Sot harxhova disa orë me familjen teme në Sheshin e Shirokës i cili ishte plot me njerëz që frekuentonin zonën por ajo që me futi në mendime ishte pyetja se çfarë mund të bëhej më mirë në këtë projekt duke vú re edhe normën e nalt të amortizimit që ka investimi…
Në Shqipni e n’veçanti në Shkodër ekziston nji mani e madhe e pushtetit që me i mbush mendjen me zor popullit që gjanat po ndryshojnë dhe po investohet por janë larg të mendumunit në menyrë kritike se si po investohen (me sa përgjegjshmëri po investohen) këto lek dhe pa diskutu që kur po premtohen e kur po investohen dhe nëse realisht po investohen.
Kur disa teknicien japin kritiken e tyre për projektet, pushteti dhe spinoff-et e tyre tentojnë të denigrojnë diskutime të këtij lloji duke mos e çu diskutimin në kët prizëm duke i etiketu si njerz që i bien ndesh investimeve dhe përparimit…
Si rast klasik po marr projektin e rikonstruksionit të Sheshit të Shirokës i cili përfundoi diku nga viti 2019 dhe mund të them se për 6 vite ky investim ka nji shkallë shum t’nalt amortizimi dhe shum elementë të këtij investimi kanë nevojë emergjente për ndërhyrje. Rruga e shtruar me gur ku kalojnë makinat nuk është rrezistente ndaj levizjeve të makinave dhe nga projektuesi do të duhej të mendohej një material tjetër. Po ashtu projektuesi ka harru nji detaj të randsishëm që liqeni i Shkodrës ka nji levizje të konsiderueshme të nivelit të tij dhe kjo veçuri do të duhej me u mendu mirë se si përdoret bregu i liqenit në të dyja rastet. Kur niveli i liqenit asht i nalt zona afër bregut ka prezencë ujit dhe materialet e përdoruna në kët pjesë janë jo rrezistente ndaj ujit siç janë veshjet me produkte të pëpunume nga druni apo gurët dhe pjesë mermeri.
Funksionalisht kjo zonë ka dy mungesa të mdhaja, nji mini port të vogël për ankorimin e suleve (anijeve të vogla të peshkatarëve) të vetmet anije funksionale në liqen që përdoren për aktivitet ekonomik. Si dhe në zonë shoh shum fëmijë fatmirsisht por nuk kanë nji kand funksional lojrash nuk kanë një kosh as një portë ku të lujn me top. Spo flasim për levizjen me makina në mes shetitores ku zgjidhja duhej të ishte krejt tjetër me bypass nga zona sipër dhe jo në shetitore.
Në kët kontekst shum shpejt në atë zonë do të duhet nji ndërhyrje e re. Po a ja vlejtën 3 mln euro të përodoruna në mënyrë jo të përgjegjshme me difekte teknike për të prit përsëri nji investim tjetër të zbatu rikonstriksionin e rikonstruksionit 🙃🫠
Rasti tjetër në kët drejtim asht edhe trotuari i rikonstruktum nga Ura e Bunës deri në Shirokë ku projekti i par u zbatu diku në vitin 2011-2012 dhe rikonstruksioni u pa i nevojshëm në vitin 2025. Po cilat janë difeket, zona e ecjes dhe e korsive të biçikletave në mendimin tim janë të ngushta diku 3-3.5 m të dyja bashkë ku minimalisht duhet te ishin 5 m ku 2 m korsi biçiklete dhe 3 m për ecje apo vrapime. Problemi tjetër ka të bajnë me elementët ndarëse ku nqs një ditë do të bahet e mujtun rehabilitimi i bregut të liqenit përgjatë trotiarit këto elementë do të duhet të hiqen prap 🙃🙃.
E kuptoj që ky shkrim mund tmos ju pëlqejë dhe kriticizmi mund tju duket i tepërt si çdo gja që flet kundër jush por pasojat janë të qytetit dhe jo tuajat…




