Aksident në aksin Fushë-Milot – Lezhë, pesë persona të plagosur…

Shpërndaje

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në segmentin Fushë-Milot – Lezhë, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30. Në aksident janë përfshirë një mjet që drejtohej nga shtetasi B. P. dhe një automjet tjetër me drejtues shtetasin C. Sh. Përplasja ka shkaktuar plagosjen e disa personave që udhëtonin në të dyja mjetet.

Nga automjeti i parë janë lënduar pasagjeret D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., ndërsa nga mjeti tjetër ka mbetur e dëmtuar bashkëshortja e drejtuesit, shtetasja Sh. Sh.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital me ambulancë, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen nën monitorimin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shpërndaje