
Vau i Dejës – Një subjekt shërbimi (servis) në fshatin Shelqet është dëmtuar gjatë natës nga një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse. Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:40 të datës 11 janar 2026, pasi pronari i subjektit, shtetasi A. F., ka njoftuar Policinë për dëmtimin e derës kryesore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.




