Policia e Shkodrës arreston autorin e dytë për kultivim bimësh narkotike, bashkëpunëtori në kërkim…

Shpërndaje

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike brenda një banese, duke arrestuar Helidon Markun, 49 vjeç, në kuadër të operacionit “Neonët 6”. Sipas hetimeve, Marku dyshohet se ka bashkëpunuar me një tjetër person, A. V., 35 vjeç, i cili aktualisht është në kërkim, për të përshtatur një banesë në lagjen “Ndoc Mazi” me qëllim kultivimin e bimëve narkotike. Për këtë aktivitet kriminal, ata kanë përdorur lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit më 8 janar 2025, policia gjeti dhe sekuestruar një pistoletë sportive pneumatike pa numër serial, municion luftarak dhe një automjet, të cilat u morën si prova materiale. Helidon Marku po përballet me akuza të rënda, përfshirë kultivimin e bimëve narkotike në bashkëpunim, vjedhjen e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike, si dhe prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve dhe municionit.

Ndërkohë, policia vijon kërkimin për bashkëpunëtorin tjetër, i cili dyshohet të ketë pasur rol aktiv në këtë veprimtari kriminale.

Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 37-vjeçar nga fshati Guci e Re për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes. Janë referuar gjithashtu në Prokurori disa raste të konflikteve, një zjarr aksidental në një automjet dhe një vjedhje armësh dhe parash në fshatin Shtoj i Ri, ku pronari ishte jashtë vendit në momentin e ngjarjes.

Shpërndaje