Nga Dr. Sotiraq Lako
Viruset si dhe qelizat tumorale, jane qenie te gjalla parazite. Ato luftojne per te siguruar ekzistencen e llojit/linjes qelizore te tyre si cdo qenie tjeter e gjalle, veçse kete e bejne ne kurriz te pritesit/pacientit. Pra kane detyrim ekzistencen e tij. Me aq “tru” sa kane, duhet te “kuptojne”, se eleminimi i pritesit eshte dhe eleminimi i tyre. Vete duhet te ndergjegjesohen, se nuk mund te eleminojne qeniet e tjera te gjalla (njeriun, kafshet, shpendet) per te siguruar ekzistencen e tyre. Duhet te ndergjegjesohen se duhet te “BASHKEJETOJME”.
Por dhe ne njerezit, qeniet e gjalla me te zhvilluara ne kete planet duhet ta kuptojme, nuk mund ti eleminojme dot viruset, tumoret. I kemi patur, i kemi dhe do ti kemi midis nesh. Ato jane me te vjetra se vete njeriu. Ne kemi mjekesine, veterinarine, agronomine, pra jemi te vetmit qe njohim Ligjet e Natyres, kemi mundesi ti perdorim, i perdorim, per te minimizuar demet qe ajo shkakton (Selektim Artificial), por nuk mund ti zerojme dot.
CV19 ka qene para se te dilte pacienti i pare pozitiv, eshte akoma, do te jete akoma. Do te vije nje dite qe do te grupohet tek terminologjia popullore “Gripi”. Ne rruge natyrale apo artificiale (vaksinimi). Viruse te tjere do te vijne apo do te prodhohen.
Do te dorezohemi ne, do te dorezohet virusi ? Asnjeri dhe as tjetri, nuk e pranon humbjen. DUHET TE BASHKEJTOJME, siç kemi bere per 500 mije vjet (hominins = Australopithecus), siç kane bere dhe te gjitha qeniet e tjera te gjalla pararendese te njeriut.
Ka ardhur koha, qe ne menyre graduale te rikthehet normaliteti.