Dr Selaudin Bekteshi. Kontributi i tij më me vlerë është studimi dhe luftimi i fruthit tek fëmijët…

Shpërndaje

Doktor Selaudin Bekteshi (1917-2003), mjek pediatër, profesor, akademik, themelues i hematologjisë pediatrike në Shqipëri. Lindi në Shkodër. Ndoqi studimet e larta dhe u specializua për pediatri në Torino (1937-1944).

Pas rikthimit në Shqipëri shërbeu si përgjegjës i pavionit të pediatrisë në Spitalin Civil të Tiranës (1948-1960), drejtor i Spitalit Civil të Tiranës (1948-1960), përgjegjës i klinikës universitare të pediatrisë në Tiranë (1960-1969), përgjegjës i katedrës së pediatrisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës (1959-1999).
Është ndër mjekët themelues të Akademisë së Shkencave.

Kontributi i tij më me vlerë është studimi dhe luftimi i fruthit tek fëmijët, i pari studim i këtij lloji i cili solli parandalimin e deri edhe eleminimin e kësaj sëmundjeje.
Spitali i Fëmijëve pranë Qendra Spitalore Universitare ‘Nene Tereza’ (QSUT) mban emrin e tij.

©MKFM, Kel Marubi, Selaudin Bekteshi, 1932

Shpërndaje