
Aktivisti Baki Goxhaj denoncon praninë e spiunëve në çdo xhami në Shqipëri dhe kontrollin e fshehtë që shteti ushtron mbi komunitetin mysliman. Përmes shantazheve, rekrutohen persona brenda radhëve të besimtarëve, duke krijuar frikë dhe vetëcensurim te hoxhallarët dhe duke ndikuar në heshtjen për çështje të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky mekanizëm i papranueshëm minon lirinë fetare dhe integritetin e komunitetit, ndaj duhet të marrë përgjigje të fuqishme dhe të ndërpritet sa më shpejt.
Postimi i aktivistit Goxhaj:
Çdo xhami në Shqipëri, siç ka një imam, një muezin dhe një pastrues, ka edhe një spiun. Përgjithësisht, këta janë “besimtarë” që vijnë falen ca kohë dhe ikin prapë. Mund të ketë edhe afatgjatë, por kush i di… E rëndësishme është që çdo xhami në Shqipëri e ka një të tillë ose më shumë.
Antiterrori përdor edhe një tjetër mekanizëm djallëzor, rekruton spiunë nga mesi i besimtarëve. Këtë e bën me lloj-lloj shantazhesh që shumë besimtarë i hanë për shkak të mos njohjes së të drejtave të tyre përpara ligjit.
Pra, kemi të bëjë me kontroll institucional mbi ligjërimin publik në xhami. Kjo e bën hoxhën që të jetë tejet i kujdesshëm për çfarë thotë dhe si e thotë.
Efektin e këtij persekutimi mund ta shohim qartë në mungesën e denoncimit të Genocidit të Gazës dhe të bashkëpunimit gjithnjë e në rritje të qeverisë sonë me Koloninë e Izraelit.
Fatkeqësia është që ne e kemi pranuar si të mirëqenë ekzistencën e një apo më shumë spiunësh në mesin tonë. Kjo duhet të ndryshojë!
PS: Disleksia është problem serioz në lexim. 😊





