
Ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës personi që mbeti i plagosur nga shpërthimi i ndodhur më herët.
Fillimisht ngjarja u raportua si shpërthim i një kabine elektrike, por nga informacionet e fundit bëhet e ditur se shpërthimi ka qenë i shkaktuar nga lëndë plasëse.
Deri në këto momente, identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.




