
Një shpërthim është regjistruar në një apartament në lagjen Perash të Shkodrës, si pasojë e shpërthimit të boksit të dritave. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.



