
Propozimi për ta shndërruar godinën e Bashkisë së Shkodrës në muze po shihet nga specialistët si një hap problematik, që jo vetëm cenon funksionin dhe identitetin e ndërtesës, por edhe bie ndesh me legjislacionin për mbrojtjen e monumenteve të kulturës. Arkitekti i njohur Zef Çuni ka ngritur publikisht alarmin për këtë nismë, duke shprehur shqetësimin e tij përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku thekson pasojat që mund të sjellë një ndërhyrje e tillë në një objekt me vlera të veçanta historike dhe arkitekturore.
Postimi i arkitektit Çuni:
PROJEKTI I RESTAURIMIT TE BASHKISE SE SHKODRES EDHE KY I BERE DHURATE NGA UNE , POR QE DREJTUESIT HOQEN DORE PASI DUAN TA KTHEJNE NDERTESEN NE MUZE HISTORIK.
Pa konsulte me asnje specialist duan te kthejne nje ndertese tipike administrative ne muze çka do te ndryshonte krejt formen dhe funksionin duke e demtuar kete monument kulture te kategorise se pare qe me ligj nuk lejohen nderhyrje te tilla. Ndertesa me e pershtateshme per muze do te ishte shtepia e Dan Hasanit ose Konsullata Italiane (ish Shtepia e Kultures) e nxjerre ne shitje nga Ambasada Italiane.







