
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Koplikut. Rreth orës 11:40, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së punimeve në një magazinë.
Sipas informacionit paraprak, i riu po punonte për vendosjen e disa paneleve diellore, kur ka ndodhur aksidenti fatal. Si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, 27-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe për të verifikuar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.




