
Pedagogia e arteve pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Nirvana Bushati, mori pjesë në Rome International Art Fair – 17th Edition, një nga panairet më të rëndësishme të artit bashkëkohor në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar Shqipërinë.
Vepra e saj “Vajza me Qershi” u përzgjodh nga kuratorët e eventit për t’u ekspozuar, duke e renditur artisten shqiptare përkrah krijuesve nga vende të ndryshme të botës.
Pjesëmarrja u mbështet financiarisht nga Universiteti i Shkodrës, në kuadër të politikave për promovimin e artit, kulturës dhe ndërkombëtarizimin e stafit akademik.
Eventi u prit me interes në Romë dhe u pasqyrua edhe nga media online italiane, duke shënuar një sukses të rëndësishëm për artin shqiptar dhe përfaqësimin e tij në skenën ndërkombëtare.









