Spahia: Me risk të lartë, ja kush janë 4 kategoritë që kanë nevojë urgjente për testime

Shpërndaje

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia në një lidhje me skype me emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, ka dhënë disa argumente që sipas tij duhet të shtohet testimi i qytetarëve shqiptarë.

Ai radhiti katër kategori të njerëzve që duhen testuar në mënyrë urgjente, teksa ka vënë në dukje deklaratat kontraverse të kryeministrit Rama dhe ministres, Manastirliu.

“Pamundësia e posedimit të testeve për të marrë tamponët, ka një përgjumje për të siguruar kitet e nevojshme. Varianti i dytë është që mund ti shkojë për shtat qeverisë shifrat e ulëta të rasteve që zbulohen.

Ministrja e Shëndetësisë pranoi më në fund se Shqipëria ka në gjendje vetëm 2000 kite, ndërkohë që vetëm disa javë më parë Rama tha se jemi gati të testojmë 2000 persona në ditë. Gjë e cila nuk është e vërtetë, siç doli më vonë por edhe për një fakt tjetër. Për realizimin e testimeve në Shqipëri ishte nga 200 deri në 500 ekzaminime në 24. Vetëm një aparaturë testimesh është në funksion tek ISHP. 

Deri më tani ka mungesë të theksuar kitesh për testim. OBSH ka një udhëzim, nuk bëhet fjalë për strategji të mirëfilltë por në bazë të eksperiencës mbi këto eksperienca krijohen disa udhëzime që shpërndahen të gjitha vendeve dhe në rastin konkret ishte për t’u shtuar testimet. Është e kotë të manipulohet sikur OBSH se ka pasur rastin vetëm për ata me situatë të rëndë. 

Nuk pretendojmë që të testohet e gjithë popullata, por disa grupe me rrisk të lartë, strukturat e policisë, që janë në kontakt të vazhdueshëm, stafet mjekësore apo pjesë të administratës janë shtresa që kanë nevojë për testim urgjent. Tjetër janë rrethi i kontakteve të personave të konfirmuar si pozitiv, edhe sikur të kishte ndodhur para dy javësh ky kontakt, asnjë nga këto udhëzime nuk po zbatohet”, tha Spahia.

Shpërndaje