
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Sydney gjatë festës hebraike Hanukkah. Sipas BBC, të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.
Policia e Uellsit të Ri njofton se dy persona të dyshuar janë neutralizuar, ndërsa zona është rrethuar për arsye sigurie. Qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet në këtë perimetër, pasi hetimet vijojnë.
Edhe Kryeministri Australian ka reaguar, duke theksuar se policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.




