Balluku rikthehet në detyrë: Kushtetuesja pezullon vendimet e GJKKO-së…

Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar menjëherë vendimet e GJKKO-së që e largonin nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ky vendim erdhi pas kërkesës së kryeministrit, i cili kërkoi sqarimin e kompetencave mes ekzekutivit dhe GJKKO-së, duke argumentuar se masa ndaj Ballukut cenonte imunitetin kushtetues dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Me shumicë votash, çështja u kalua për shqyrtim në seancë plenare publike, ndërsa gjithashtu u vendos pezullimi i menjëhershëm i vendimeve nr. 118 dhe 120 të GJKKO-së. Si rezultat, Balluku rikthehet në detyrë deri në një vendim përfundimtar.

Ajo është marrë e pandehur nga GJKKO dhe akuzohet nga SPAK për korrupsion në projektet e tunelit të Llogarasë dhe unazës së Tiranës. Tashmë pritet reagimi i radhës i SPAK pas kësaj lëvizjeje të Gjykatës Kushtetuese.

Shpërndaje