
Nën moton “Libri, dhurata më e çmuar”, fondacioni Alsar në bashkëpunim me Logos-A shpërndan për lexuesit shkodranë mbi 140 tituj në gjuhën shqipe, me afro 2900 kopje gjithsej. Aktiviteti u mbajt në bibliotekën “Marin Barleti”, ku i ftuar ishte shkrimtari Kim Mehmeti. Ai e vlerësoi nismën si një kontribut të rëndësishëm për nxitjen e leximit dhe forcimin e kulturës shqiptare.
Titujt e dhuruar përfshijnë vepra akademike, gjuhësore, historike dhe fetare, të dobishme për studiues, studentë dhe çdo lexues të interesuar. Vetëm gjatë këtij viti, Alsar dhe Logos-A kanë shpërndarë rreth 100 mijë libra në shqip, duke mbështetur bibliotekat dhe komunitetet në të gjitha trevat shqiptare.



