Australia mbyll TikTok-un/ Nesër hyn në fuqi vendimi, rrjetet sociale nuk do të mund të përdoren nga të miturit nën 16 vjeç…

Shpërndaje

Australia nga 10 dhjetori bëhet vendi i parë në botë që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç. Ky vendim po shihet si një eksperiment global për të kuptuar dhe përmirësuar ndikimin e teknologjisë te të rinjtë.

Meta ka nisur të çaktivizojë llogaritë e përdoruesve të dyshuar 13–15 vjeç, duke dërguar njoftime me SMS, e-mail dhe brenda aplikacionit. Masa, që hyri në fuqi qysh më 4 dhjetor, prek edhe TikTok-un, YouTube-in, X dhe Reddit-in. Kryeministri Anthony Albanese e quajti këtë hap “të një niveli botëror”, me qëllimin që “fëmijët të jenë fëmijë”.

Vendimi vjen pas studimeve gjithnjë e më shqetësuese. OBSH ka raportuar se rreth 11% e adoleshentëve kanë vështirësi të kontrollojnë përdorimin e rrjeteve sociale, ndërsa kërkime të tjera kanë treguar lidhje mes qëndrimit të tepërt online dhe problemeve me gjumin, imazhin trupor, rezultatet në shkollë dhe shëndetin emocional. Një studim në JAMA Psychiatry me nxënës amerikanë zbuloi se mbi tre orë në ditë në rrjetet sociale rrisin rrezikun për çrregullime të shëndetit mendor.

Shpërndaje