Ish-polici kapet me 60 kg marihuanë në Malin e Zi të ardhur nga Shqipëria…

Shpërndaje

Një ish-polic nga Podgorica, Mladen Janković, është arrestuar pasi policia gjeti rreth 60 kg marihuanë në automjetin e tij Suzuki Vitara. Droga dyshohet se është kryer kontrabandë nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Janković, i njohur si person i lidhur me një grup kriminal, u ndalua në Kučka Korita, ku u sekuestruan edhe targa sllovene dhe një radiostacion. Pas veprimeve hetimore, Prokuroria e Lartë urdhëroi arrestimin e tij për trafik droge.

Shpërndaje