
Është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se artisti ka humbur jetën pas një ataku kardiak gjatë qëndrimit në Itali.
Lajmi ka tronditur publikun dhe botën artistike shqiptare, pasi Kasapi ishte një figurë e dashur e muzikës, me një karrierë të gjatë dhe këngë që u bënë pjesë e shumë brezave. Ai ishte me origjinë nga Tetova, i lindur më 1 maj 1985. Arsimin fillor e kreu në shkollën “Liria”, ndërsa më pas ndoqi mësimet në kolegjin turk “Yahya Kemal” në Shkup. Studimet universitare i përfundoi në Universitetin “FON”.



