
Informacion për situatën në teritorin e Qarkut Shkodër.
- Bashkia Shkodër
- Situata paraqitet e qetë.
- Nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.
- Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, momentalisht nuk janë evidentuar problematika.
- Bashkia Malësi e Madhe
- Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.
- Nuk raportohen probleme nga kjo bashki.
- Në rrugën e dëmtuar mbi mbi përroin e thatë, fshati Kamicë (Nj.A Qendër), është planifikuar që sot të hidhen disa kamionë me zhavorr
- Bashkia Vau Dejës
•Reshjet kanë vijuar gjatë natës dhe vijojnë edhe aktualisht me intensitet mesatar.
- Në fashtarat e njësive administrative Vig-Mnelë dhe Shllak mungon energjia elektrike.
- Bashkia Pukë
- Në ketë bashki vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar.
- Nuk raportohen problematika momentalisht nga bashkia Pukë.
- Druk Lezhë
- Gjatë 24 orëve kanë rene rreth 35 mm reshje shiu.
- Nuk ka probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së rezervuarit. Shtodër.
- Nivelet e ujit në lumenjtë Buna, Drin, Kir, Gjadër, dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë poshtë kuotave të rrezikut.
- Hidrovoret e Velipojës (Vilu & Cas) funksionojnë normalisht.
- DRV Shkodër
Deri tani nuk raportohet asnjë problem me qarkullimin rrugor në akset që administrohen nga DRV.




