Si paraqitet situata këtë mëngjes në Qarkun Shkoder…

Shpërndaje

Informacion i përditësuar për situatën në territorin e Qarkut Shkodër, ora 08.00:

  1. Bashkia Shkodër ,
  • Situata në territorin e kësaj bashkie paraqitet pa probleme.
  • Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar asnjë problem.
  1. Bashkia Vau Dejës ,
  • Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.
  • Nuk raportohen probleme në përronj, ura apo në rrjetin rrugor.
  • Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.
  1. Bashkia Malësi e Madhe ,
  • Reshje me intensitet Gjatë 24 orëve të fundit ka patur reshje shiu me intesitet të ulët.
  • Nuk raportohen problematika të emergjencave civile.
  1. Bashkia Fushë-Arrëz ,
  • Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.
  • Ka shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin.
  • Ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.
  1. Bashkia Pukë
  • Vijojnë reshje shiu me intensitet mesatar.
  • Ka dëmtime në disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret, rrëshqitje trupash rrugë dhe shembje skarpatash.
  1. DRV Shkodër ,
  • Akset rrugire nacionale të administruara nga kjo drejtori paraqiten të kalueshme.
  • Reshjet vijojnë, por nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.
  1. Druk Lezhë ,
  • Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.
  • Nuk raportohen probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së Rezervuarit të Shtodrit.
  • Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë nën kuotat e riskut.
  • Hidrovoret e Velipojës (Vilu dhe Cas) janë në gatishmëri dhe punojnë normalisht.
Shpërndaje