GJKKO jep dënimet për dosjen “Metamorfoza”: 38 vite burg në total, lirohen dy të pandehur, vendimi për dy të tjerë shtyhet…

Shpërndaje

GJKKO ka dhënë vendimin për pjesën e “krimeve të lehta” në dosjen Metamorfoza, pas hetimeve të bazuara në komunikimet e aplikacionit të enkriptuar SKY ECC. Seanca u zhvillua me gjykim të shkurtuar, çka solli uljen me 1/3 të dënimeve. Trupa gjykuese e përbërë nga Etleva Deda, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka qëndroi rreth katër orë në dhomë këshillimi.

Vendimet e dhëna:

Pëllumb Gjoka – Vendimi shtyhet për datën 2 dhjetor, pasi mbrojtja nuk është paraqitur.

Edmond Preka – Dënohet me 10 vite burg; pas gjykimit të shkurtuar përfiton 7 vite (regjim i sigurisë së lartë).

Behar Brajoviç (Bajri) – Fillimisht 13 vite; pas uljes përfundon në 8.8 vite burg (siguri e lartë).

Astmer Bilali – 8 vite e 6 muaj, të reduktuara në 5.8 vite burg (siguri e lartë).

Ardit Hasanbegaj – Vendimi shtyhet për 2 dhjetor për shkak të mungesës së mbrojtjes.

Xhevair Lita – 5 vite burg, të reduktuara në 3.4 vite; masa e arrestit shuar, lirohet menjëherë pasi ka vuajtur dënimin.

Oltian Bistri, ish-drejtues i Operacionales – Shpallet i pafajshëm për korrupsion dhe pastrim parash; dënohet vetëm për “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete” me 2 vite burg. Masa konsiderohet e shlyer, ndaj lirohet menjëherë.

Shpërndaje