Shtëpia e Zef Preknicaj në Shkrel Shkrumbohet nga Zjarri gjatë Natës…

Shpërndaje

Një banesë dykatëshe në Preknicaj – Shkrel është shkrumbuar plotësisht nga flakët rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Shtëpia e Zef Preknicaj u përfshi nga zjarri, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, ndërtesa dhe orenditë brenda saj u dogjën tërësisht.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shkarkesave atmosferike. Ngjarja është regjistruar më 18 nëntor 2025.

Shpërndaje