Shkodër – Arrestohen dy vëllezër pas konfliktit që përfundoi me të shtëna dhe dhunë fizike…

Shpërndaje

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe vënë në pranga autorët e ngjarjes së mbrëmshme, ku u qëllua me armë zjarri dhe u dhunua shtetasi Edison Tirana.

Në pranga përfunduan dy vëllezërit Gjovalin dhe Pëllumb Gjekaj, banorë të Pjetroshanit në Malësinë e Madhe, ndërsa nipi i tyre është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë qëlluar me pistoletë drejt automjetit të Edison Tiranës, 42 vjeç, banues në Trush të njësisë Bërdicë, dhe më pas e kanë goditur fizikisht.

Ngjarja ka nisur pas një konflikti në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ku palët janë përfshirë në debate për shkak të parakalimeve të përsëritura gjatë rrugës.

Shpërndaje