Çështja e “Hotel Rozafa” në Strasburg: Tre bashkëpronarët kërkojnë zbatimin e vendimit dhe ndalimin e kullës 35-katëshe…

Shpërndaje

Çështja e pronësisë së “Hotel Rozafa” ka kaluar zyrtarisht në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, pasi tre bashkëpronarët, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse dhe familja Laçej, pretendojnë se vendimet e fituara në të gjitha shkallët e gjykatës në Shqipëri nuk janë zbatuar nga përmbarimi.

Sipas tyre, objekti dhe trualli kanë qenë pronë historike vakëfnore e komuniteteve fetare dhe një pjesë e familjes Laçej, por pavarësisht fitoreve të njëpasnjëshme në gjyq, zbatimi i vendimit është bllokuar. Për këtë arsye, tre palët kanë dërguar çështjen në Strasburg, ku kërkojnë njohjen e shkeljes së të drejtës së pronës dhe urdhërimin e shtetit shqiptar që të ekzekutojë vendimin.

Një tjetër pikë kyçe që pritet të shqyrtohet është edhe projekti për ndërtimin e kulles 35-katëshe në truallin e kontestuar. Nëse Strasburgu vendos në favor të tre bashkëpronarëve, vendimi mund të sjellë pezullimin e çdo zhvillimi të ri ndërtimor në atë zonë derisa pronësia të zbardhet plotësisht./RealitetiPost

Shpërndaje