
🌧️ LAJMËRIM – Reshje të shumta shiu
Njoftohen të gjithë banorët se gjatë mbrëmjes së sotme dhe orëve të natës priten reshje të shumta shiu
⚠️ Këshilla për kujdes:
• Shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë orëve me shi të dendur.
• Mos qëndroni pranë përrenjve, lumenjve apo zonave ku ka rrezik përmbytjeje.
• Siguroni mirë oborret, çatitë dhe mjetet e transportit.
• Shoferët të jenë të kujdesshëm për shkak të rrëshqitjeve në rrugë.
📍 Ky njoftim ka për qëllim parandalimin e rreziqeve dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe kujdesin!




