Lajm i mirë, 11 persona shërohen gjatë orëve të fundit nga COVID 19

Shpërndaje

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi, gjatë orëve të fundit në Shqipëri, është 11.

Në këtë mënyrë numri total i personave që janë shëruar nga COVID-19 ka shkuar në 165.

Ky është një lajm i mirë duke dhënë shpresë për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi.

Këtë njoftim e bën të ditur kryeministri Edi Rama, në rjetin social “Facebook”, ndërsa shkruan: “Lajm i mirë 11 të shëruar”.

Shpërndaje